Transmetuar më 19-02-2017, 08:10

Vdes kleriku i verbër, që konsiderohej si ideatori i një serie sulmesh terroriste në Nju Jorkun e viteve 90. Sheikh Omar Abdel-Rahman u nda nga jeta në një qelitë në Amerike, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Dikur ai predikonte në xhamitë e Nju Jorkut dhe në vitin 1996 u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin e sulmeve në zona turistike të këtij qyteti, me qëllimin për të ndalur mbështetjen e SHBA-së për Izraelin dhe Egjiptin.

Ai u akuzua edhe për frymëzimin e bombardimit në “Ëorld Trade Center” në vitin 1993, ku vdiqën 6 persona, edhe pse nuk u dënua për këtë sulm. Nëse planet e tij do të ishin vënë në veprim, mijëra njerëz do të kishin gjetur vdekjen. I pagëzuar me pseudonimin “Sheiku i verbër”, dyshohej edhe për përfshirje në sulme të dhunshme në Egjipt, e bashkëpunim me Al Kaedën. Vdekja e Sheikh Rahman u njoftua në kryeqytetin egjiptian të Kairos nga familja e tij./noa.al