Transmetuar më 18-02-2017, 21:18

Një djalë i ri shqiptar, Femi Çela që shikoni në foton kryesore, është nën akuzë penale në Britaninë e Madhe pasi shihet si autor i vrasjes së një të riu me ngjyrë pak kohë më parë.

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Selsdon të Londrës jugore, ka dëshmuar edhe e dashura e Femiut, i njohur edhe si Fabio.

Vajza, Chloe Jansen, është shtatzënë dhe erdhi në sallën e gjyqit për të folur lidhur me raportet që ajo ka me Fabion 19-vjeçar, emigrant nga Shqipëria.

Chloe tha në gjykatë se i dashuri i saj nuk është njeri i keq edhe pse ai bashkë me tre shokë të tij sulmuan djaloshin Andre Aderemi që shihni në fotogaleri duke i marrë jetën pas 20 goditjeve me një send metalik.

Andre humbi jetën ndërsa po transportohej për në urgjencën mjekësore. Ai aspironte të bëhej rrepe i njohur.

Në gjyq hetimi është përqendruar te shkaqet e këtij krimi. Dyshimet janë se Femi Çela, 19 vjeç, banues në Selsdon, Londrën jugore, së bashku me 3 shokë të tij i kanë marrë jetën në Croydon 19-vjeçarit Aderemi pasi besonin se ai kishte ndërhyrë në çështjet dashurore të Fabios dhe të dashurës së tij Chloe.

Sherri midis adoleshentëve degjeneroi në konflikt fizik pasi ata kishin shkëmbyer video fyese në rrjetin social Snapchat, pasi e dashura e Femi (Fabio) Çelës, Chloe Jansen kishte miqësi disa vjeçare me Andre Aderemi.

Krimi ndodhi mes një blloku pallatesh. Kur Andre pa se po sulmohej nga tre djemtë, nxori një thikë për t’u mbrojtur. Por ata e futën në mes dhe i morën jetën në prani të shumë dëshmitarëve okularë.

Në gjyq, Fabio si dhe të dyshuarit e tjerë për krimin e kanë deklaruar veten si të pafajshëm. /noa.al/