Transmetuar më 18-02-2017, 20:52

As më shumë dhe as më pak, por një përsëritje gati pikë për pikë e asaj që Rama bëri tetë vjet më parë me Berishën.

Ndërsa atëherë Rama protestonte për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, këtë radhë Basha dhe Berisha protestojnë përballë zyrës së Ramës për votim elektronik.

Burime të besueshme brenda Partisë Demokratike i thanë sonte agjencisë NOA.al se plani i opozitës është që të nisë një grevë urie pa afat te çadra, ose “shtatmadhorinë qytetare të revolucionit”, – siç e quan z.Berisha.

Synimi është që të ketë një vëmendje sa më të lartë mediatike dhe për rrjedhojë popullore e për PD, më mirë se një grevë urie nuk mund ta bëjë asgjë tjetër.

Ndaj ashtu si Rama tetë vjet më parë, është Basha që organizon sërish ngritje çadrash, me planin që aty të futen disa qindra njerëz, përfshirë deputetë dhe ish ministra si dhe anëtarë të tjerë të lartë të PD.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në grevën e urisë është planifikuar të futet edhe lideri i PD, Lulzim Basha si dhe kryetari historik i kësaj partie, Sali Berisha.

Ata thonë se nuk kanë ndërmend të dorëzohen nga kërkesa e tyre për votim elektronik dhe zgjedhje me një qeveri teknike.

Vënia e një kushti të tillë të dyfishtë nga opozita, shihet nga ekspertët si mesazh i qartë se PD kërkon shtyrjen e zgjedhjeve pas datës 18 qershor 2017 që dekretoi Presidenti i Republikës Bujar Nishani. /noa.al/

LIVE NGA ÇADRA E OPOZITES: