Transmetuar më 18-02-2017, 20:18

Vladimir Putin është vlerësuar si një ndër njerëzit më të pasur të botës, por më parë ai nuk ka qenë i tillë. “International Business Times”  shkruan se ai ka lindur në Leningrad (sot Shën Peterburg) në një familje të klasës së mesme dhe jetonte në një apartament me dy familje të tjera.  Ai mori një diplomë në drejtësi në fillim të 20-tave për t’u bërë lideri më i fuqishëm në Rusi, i emëruar si president në vitin 1999. Bill Brwoder, autor dhe një ish-menaxher i fondit në Rusi, ka thënë se presidenti rus zotëron një pasuri me vlerë 200 miliardë dollarë. Dyshohet se llogaritë e tij janë transferuar në Zvicër. /noa.al