Transmetuar më 18-02-2017, 20:02

Ronaldo mahniti sot me magjinë e tij në “Santiago Bernabeu”.

Në minutën e 27-të të ndeshjes që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” Cristiano Ronaldo ka kthyer mbrapa akrepat e kohës dhe ka mrekulluar tifozët madrilenë me një magji të vërtetë siç e shihni edhe ju videon këtu: 

Publiku vendas është ngritur në këmbë dhe ka duartrokitur yllin portugez pas gjestit magjik.

I vetmi që nuk ka qenë i entuziazmuar pas këtij momenti ka qenë mbrojtësi i Espanyol, David Lopez, i cili ka qenë “viktima” e CR7.

Për sa i takon rezultatit të ndeshjes, skuadra e Zidane fitoi 2-0 me një gol të Morata-s në minutën e 33 dhe të Bale në minutën e 83-të.

Ndërsa komentet e shumta për këtë lojë të Ronaldos ishin me një thënie në union: OMG, Ronaldo ia shkatërroi dhe mbylli karrierën David Lopezit”.