Transmetuar më 18-02-2017, 18:01

Era e keqe e përhapur në dhomë ka mundur që të nxjerrë në dritë krimin makabër. Policia e Britanisë së Madhe gjeti në apartament trupin e pajetë të 44-vjeçares Victoria Cherry. Sekreti ka ndenjur i fshehur për më shumë se një vit. Gruaja ishte vrarë nga partneri  i saj  Andrew Colin Reade, 43 vjeç. Autori i krimit pasi e kishte vrarë, ia kishte futur trupin brenda një dollapi.

Në tetor të 2015, Victoria ishte zhdukur dhe që prej asaj kohe familjarët nuk ditën më asgjë për fatin e saj. Atë kohë, Andrew  këmbëngulte se gruaja ishte larguar me dëshirën e saj dhe se nuk e dinte vendndodhjen. Prej muajsh qante tek shokët e tij, duke thënë se nuk e duronte dot faktin që ishte braktisur, por pas lotëve fshihej plani i një vrasësi makabër.

E vërteta zbulua me 16 janar 2017, kur dy fqinjë u ftuan në shtëpinë e Andree. Ata ndjenë ajrin e rëndë në apartament, pro vrasësi tha se era e keqe vjen prej mobilieve të vjetra, por ata nuk u bindën dhe njoftuan policinë. Autoritetet pas kontrollit në banesë, gjetën mbetjet e trupit të dekompozuar të Victorias./noa.al