Transmetuar më 18-02-2017, 15:20

Partia Demokratike ka organizuar një protestë ditën e sotme përballë kryeministrisë, e cila vijon ende ku protestuesit kanë nisur të ngrenë çadrat.

Por ndërkohë që shumë figura të njohura politike dhe kulturore kanë dalë në shesh dhe kanë mbështetur kauzën e opozitës, ish- nusja e djalit të Sali Berishës ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Përmes një statusi në Facebook ajo shkruan se më e mira për njerëzit është një protestë e popullit kundër gjithë politikanëve të korruptuar nga të gjitha palët.

Statusi i Sadije Berishës:

Protestuar kundër kujt? Dhe për çfarë? Pse? Kush përfiton prej saj? Me të vërtetë?? Çdo politikan shqiptar nga çfarëdo partie që nuk ka përdorur, abuzuar apo gënjyer popullin e tij le të hedhë gurin e parë.

Shumica e politikanëve në Shqipëri kujdesen për popullin e tyre për sa kohë që ata mund ta përdorin atë. Besnikëria dhe premtimet e tyre mbarojnë aty ku përfitimet apo nevojat e tyre mbarojnë. Unë mendoj se një protestë e popullit kundër të gjithë politikanëve të korruptuar dhe partive do të jetë më me përfitim për njerëzit.