Një djalë dy vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërkohë që vrasja u regjistrua live në Facebook.
Tezja e tij Breunna Devonte, 20 vjeçare dhe shtatzënë po udhëtonte me të dashurin e saj 26 vjeçar dhe fëmijën e vogël në makinë.
Ajo ishte lidhur direkt në rrjetin social Facebook, kur ndaj makinës u qëllua me armë, ku për fat të keq mbeti i vrarë fëmija 2 vjeç.
Ngjarja është regjistruar të martën në Çikago të Shteteve të Bashkuara. Një person i armatosur hapi zjarr ndaj makinës së tyre. “Ata e vranë fëmijën, unë kam një plumb në barkun tim”, bërtiti gruaja.
Vogëlushi vdiq në spital, ndërsa prindërit e tij kanë vendosur që t’i dhurojnë organet e tij për të shpëtuar jetë të tjera njerëzish. Ky është rasti i tretë brenda javës që një fëmijë qëllohet me armë në Çikago.