Transmetuar më 18-02-2017, 11:18

Kujdesi për fytyrën duhet të jetë i vazhdueshëm në mënyrë që ajo të jetë gjithmonë e shëndetshme. Është shumë e rëndësishme që për të pasur një lëkurë të bukur dhe pa njolla, ju nuk duhet të përdorni produkte që përveçse të shtrenjta përmbajnë edhe një gamë të gjerë substancash të dëmshme.

Këto produkte nuk janë efektive ndaj duhet t’i shmangni sa më shumë të mundni. Në vend të tyre, duhet të mendoni për mënyra të tjera si maskat natyrale të cilat mund t’i përgatisni edhe vetë në kushte shtëpie.

Duke miksuar produkte që ju përdorni edhe si ushqim, do të mund të keni një fytyrë që e keni dëshiruar gjithmonë: pa njolla dhe plot shkëlqim.

Lëngu dhe tuli i patates janë një mënyrë e vjetër natyrale, e cila përdoret kryesisht për ta zbardhur dhe ndriçuar fytyrën, për të larguar njollat, për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, për të ushqyer fytyrat që e kanë lëkurën yndyrore.

Lëngu i patates dhe limoni përmbajnë shumë vitaminë C dhe ndihmojnë që fytyra të ushqehet që nga brendësia, gjë që i jep shkëlqimin natyral nga jashtë. Ky kombinim është shumë efektiv dhe një nga të rrallët që heq hiperpigmentin dhe njollat e errëta mbi lëkurë. Kjo përzierje ndihmon qelizat e trupit për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe për të zbardhur rrathët e zinj rreth syve.

Përbërësit: 1 patate, ½ limon. Përgatitja: Së pari qëroni pataten, lajeni mirë, prijeni në copa dhe shtojeni në një blender. Më pas, shtrydhni një gjysmë limoni dhe shtojeni lëngun e tij tek patatet.

Lërini derisa të përfitohet një përzierje homogjene të cilën do ta përdorni si maskë për fytyrën. Aplikojeni në lëkurën tuaj me lëvizje rrethore dhe lëreni të veprojë për rreth 20 minuta. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.