Transmetuar më 18-02-2017, 09:27

Bashkimi me “Take That” do të bëhet, edhe pse vetëm për një mbrëmje. Takimi do të jetë me 25 shkurt në BBC për finalen e talent-show “Let It Shine”, i liderit të grupit Gary Barlow.

Robbie do të jetë pjesë e jurisë si i ftuar në krah të Gary, Dannii, Minogue dhe Martin Kemp. Pastaj do të ngjitet në skenë me ish-shokët e tij të grupit, Mark Owen, Gary Barlow e Howard Donald për të kënduar disa nga hitet e shkuara të suksesshme.

Ai që ka organizuar “riatdhesimin” ka qenë pikërisht Gary, i cili kishte manifestuar dëshirën për të festuar 25 vitet e grupit në 2017-ën pikërisht kështu: “Gary kërkon ta përfundojë “Let It Shine” me spektakël dhe mendon se bashkimi i “Take That” është mënyra më e mirë për ta bërë”, tha një burim.

Robbie nga ana e tij është treguar menjëherë entuziast dhe në fund ka thënë: “Mezi po pres orën të jem sërish me Gary-n, Mark e Howard në “Let It Shine” dhe jam i lumtur të jem gjykatësi i ftuar për një finale shumë speciale”.