Transmetuar më 17-02-2017, 20:20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është fotografuar duke luajtur me  nipërit e tij.

Ai ka dalë shëtitje me 3-vjeçarin Theodore Kushner dhe 5-vjeçaren Arabella, të dy fëmijë të vajzës së tij të madhe Ivanka Trump. Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner janë zhvendosur nga Nju Jorku në Uashington për të mbështetur Presidentin Donald Trump. Jared Kushner shërben si këshilltar i Presidentit amerikan. Çifti jeton në lagjen luksoze Kalorama dhe janë fqinj me ish-Presidentin Barack Obama./noa.al