Transmetuar më 17-02-2017, 18:34

Ushtria e Ukrainës tha se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur në luftimet kundër separatistëve pro-rusë, në lindje të vendit.

Ushtria tha se separatistët kanë kryer 66 sulme me mortaja kundër caqeve të ushtrisë në rajonet Donjeck dhe Luhansk.

Dhuna është përshkallëzuar javëve të fundit dhe është dënuar fuqishëm nga vendet perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Gjermanisë, Francës dhe Rusisë pritet të takohen të shtunën, në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, për të diskutuar krizën./noa.al