Transmetuar më 17-02-2017, 15:28

Një çift i cili kaloi më shumë se 3 vite të jetës së tyre duke u përpjekur të kishin fëmijë dhe iu nënshtruan procedurave, u bekuan më në fund me dy binjakë.

Lauren dhe Garyt Walker, nga The Woodlands, Teksas, postuan në Facebook një foto ku shkruhej "pritja ia vlejti, jemi lutur për ju 953 ditë".

Pasi morën lajmin e papritur kur i kishin humbur të gjitha shpresat ata nuk mund ta përmbanin më gëzimin e tyre.

"Jeta vjen ashtu siç e ka planifikuar Zoti. Kur ne kishim humbur të gjitha shpresat, ndodhi mrekullia. Tashmë ne do të bëhemi prindër të dy fëmijëve dhe jeta jonë ka nisur të ndryshojë që tani. Arsyeja pse ne na u desh të prisnim aq gjatë është sepse ishim duke pritur pikërisht ata”, u shpreh ajo.

Djali dhe vajza e tyre pritet të lindin në gusht, por prindërit e tyre kanë vendosur t’i quajnë Duke dhe Dina./b.l/noa.al/