Transmetuar më 17-02-2017, 14:28

Një 64-vjeçare ka sjellë në jetë dy binjakë të shëndetshëm, një djalë dhe një vajzë, në Burgos, në veri të Spanjës. Lindja u bë me operacion, kjo edhe për shkak të veçantisë së rastit.

Gruaja i ishte nënshtruar një trajtimi për fertilitetin në Shtetet e Bashkuara, siç raportojnë mediet vendase. Ndërkohë, spitali ka publikuar në rrjetet sociale një klip nga operacioni.

Në vitin 2012, gruaja kishte lindur një vajzë, që më pas ishte marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale, pas disa shqetësimeve. Punonjësit socialë kishin thënë se vajza po rritej e izoluar, e veshur keq dhe me higjienë jo të mirë personale.

Nuk është marrë ende asnjë vendim për binjakët e lindur së fundmi. Ata dhe nëna raportohet se janë në shëndet të mirë. Djali peshon 2.4 kg dhe vajza 2.2 kg. Lindja, sipas zyrtarëve të spitalit kaloi pa asnjë komplikacion.