Transmetuar më 17-02-2017, 14:14

Mick Dodge ka kaluar 25 vitet e fundit larg nga qytetërimi, jashtë vendit të tij për të jetuar në një pyll. Ai hoqi dorë nga puna e tij si mekanik në Fort Lewis për të jetuar këtë lloj jete.  “Ky është pasioni im i vërtetë i jetës,” thotë ai.

Dodge tani është vendosur në Gadishullin Olimpik në perëndim Washington State. Përfundimisht, në sajë të ndikimit të të atit të tij, ai u bë një ndjekës fanatik i palestrës ekstreme.

Por ky 62-vjeçar ka krijuar një koncept të veçantë të quajtur Gym Earth, me anë të pajisjeve natyrore në pyll. Dodge përdor rrjeta mallrash, shiritat, gurë dhe litarë për të krijuar palestrën e tij.

Studentët vijnë për të mësuar prej tij, si dhe ai i mëson ata me ushtrime që lidhen me natyrën. Teknikat e tij ekstreme përfshijnë ushtrimet vetëm zbathur. Në fakt, Dodge nuk përdor asnjëherë këpucë.

“Këmbët e mia ishin të lënduara. Ato u dëmtuan aq keq sa që unë mezi mund të ecja. Kjo mënyrë e të jetuarit më ka ndihmuar të trajtoj stresin e jetesës moderne. Ky vend është shtëpi për mua”, shprehet ai.