Transmetuar më 17-02-2017, 13:57

Mes të tashmes dhe të ardhmes, Paulo Dybala, tregon atë që po ndodh te Juventus. Në diskutim futet edhe kontrata e re, që mbetet një çështje e hapur duke parë ofertat që i kanë ardhur nga skuadrat më në zë të Europës, por prioriteti mbetet vetëm një: Juventus.

“Mbetet shumë pak për firmosjen e kontratës së re. Jemi shumë pranë, në ditët e ardhshme menaxheri im do të jetë në Itali për të diskutuar me Marotta. Besoj se do të firmosë rinovimin me Juventus sepse kjo është dëshira dhe mendimin im,” tha sulmuesi argjentinas.

Më pas, Dybala shtoi: “Më kanë dhënë që Del Piero është zëvendësuar 19 herë në sezonin e tij të fundit. Ndoshta tani do të jem unë që do të kërkojë vetë zëvendësimin. Për të thyer rekordin e tij të golave dhe ndeshjeve është e pamundur, kësisoj mund të vazhdojë të jem në garë për rekordin e zëvendësimeve.

Përtej shakave gjithçka është në dorë të Allegrit dhe fakti që nuk e takova para dy ndeshjes kur më zëvendësoi është një gabim i madh që nuk do ta përsëris më në të ardhmen".