Transmetuar më 17-02-2017, 13:29

Të gjithë kemi nga një ves, por dobësitë që ushqejnë këto vese, janë problemet reale. Vetë veset janë simptoma të problemeve të mëdha. Edhe pse mund të kemi vështirësi t’i dallojmë ato, astrologjia mund të na ndihmojë. Ja kush janë pikat tuaja të dobëta sipas zodiakut:

Dashi: Fjalët e ashpra                     

Duhet t’i përballoni situatat me diplomaci. Luftëtarët e vërtetë i mbajnë armiqtë afër.

Demi: I bëni qejfin vetes                              

E pranojmë që nganjëherë duhet t’ia bëjmë qejfin vetes, por jo çdo ditë.           

Binjakët: Debatet e mërzitshme                               

Jo të gjithë duan të dëgjojnë rreth artikullit të fundit që mund të keni lexuar. Qetësohuni binjakë, ose njerëzit do të mendojnë se jeni i zgjuari i dynjasë.

Gaforrja: Nëna juaj         

Ju jeni shumë të lidhur me nënën, por duhet të jetoni jetën tuaj.

Luani: Lajkat      

Të gjithë duam të jemi të pëlqyeshëm dhe të vlerësuar, por ju e ekzagjeroni shumë.

Virgjëresha: Asgjë nuk ju duket në rregull  

Stresoheni për gjërat më të vogla. Sipas intv.al, jeni duke bërë një foto, dhe shikoni detajin më të vogël, atë vizën në mur, apo një fije floku të çrregullt. Mos e vrisni mendjen kaq shumë.

Peshorja: Vendimet       

Nëse dilni për darkë me shoqërinë, ju duhen 4 orë për të vendosur se çfarë duhet të merrni për të ngrënë. E keni shumë të vështirë të merrni një vendim.

Akrepi: Fjala “Jo”                              

Kur ua hedhin poshtë idetë apo hipotezat tuaja, nuk bindeni asnjëherë, dhe kundërshtoni me “Jo”, duke këmbëngulur se keni të drejtë, dhe nuk jeni gabim. Duhet ta pranoni kur jeni gabim, nuk është fundi i botës.

Shigjetari: Mosmarrëveshjet      

Një shigjetar është shumë optimist dhe i verbër ndaj realitetit dhe e keni të vështirë të dalloni të këqijat e ekstremizmit tuaj. Dhe si shkak i kësaj, humbni mundësinë për të përjetuar shumë gjëra, që në fakt janë ato çfarë doni. Duhet të zgjeroni idetë dhe besimet tuaja.

Bricjapi: Sfidat   

Ju pëlqeni t’i bëni gjërat në mënyrën më të vështirë të mundshme, dhe për t’i bërë të thjeshta, mundoheni shumë.    

Ujori: Problemet që duan zgjidhje           

E keni shumë të vështirë të zgjidhni problemet. Mësoni të vendosni prioritetet dhe çdo gjë do jetë në rregull.

Peshqit: Hidhërimi                           

Mërziteni shumë shpejt, prandaj duhet të rrethoheni nga njerëz të lumtur.