Transmetuar më 17-02-2017, 09:51

Rezidentët e një hoteli të ri në Dubai do të kenë mundësi të shohin lindjen dhe perëndimin e diellit në ndërtesën e parë rrotulluese të qytetit luksoz.

Qiellgërvishtësi do të jetë në gjendje të rrotullohet në 360 gradë, kështu që pamja jashtë tij do të ndryshojë vazhdimisht për klientët brenda dhomave, pavarësisht se në cilën anë të saj ndodhen ata.

Kulla dinamike, “Dynamic Toëer Hotel”, i cili ka nisur të ndërtohet që nga viti 2008, do të jetë gati për vizitorët në vitin 2020. Kështu gradacela do të jetë e aftë që t’ju ofrojë pamje që do të ndryshojë pafundësisht për rezidentët e këtij hoteli.