Transmetuar më 17-02-2017, 08:31

Hudhra është padyshim një nga përbërësit që duhet ta përfshini në dietën tuaj të përditshme! Jo vetëm i jep një aromë të veçantë ushqimit, por mund të përdoret si një medikament i fuqishëm.

Hudhra konsiderohet shumë efektive për përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ajo mund të ulë kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut, mund të parandalojë atakun e zemrës dhe sëmundje të tjera.

Por krahas të mirave të saj shëndetësore, janë të shumtë njerëzit që i preferojnë një pjesë të mirë të ushqimeve me hudhër, por druhen për ta përdorur për shkak të aromës së rëndë që ajo i lë frymës.

Për këtë janë disa hile që duhet t’i dini, në mënyrë që të mos hiqni dorë nga konsumi i saj. Mjafton të keni pak majdanoz në shtëpi, një kokërr mollë ose pak sallatë jeshile. Këto produkte përmbajnë substanca, të cilat mundësojnë eliminimin e aromës së rëndë.

Konsumoni njërin prej këtyre produkteve pak pasi keni ngrënë hudhër dhe do të shikoni që rezultati është i garantuar. Edhe pirja e një gote me qumësht të ftohtë ndihmon në këtë drejtim, por veprimi është pak më i ngadaltë./b.l/noa.al/