Transmetuar më 16-02-2017, 21:14

Familja Ismaili nga Tetova jeton në shtëpi me 3 ujqër.  Megjithëse ujku nga njeriu konsiderohet si kafshë të rrezikshme, Alek, Lupo dhe Luna, prej më shumë se dy vitesh janë në nën kujdesin e familjes tetovare. Ata  nuk paraqesin asnjë rrezik, por në të kundërtën janë miqësorë dhe anëtarë të barabartë të familjes Ismaili. Ata nuk ushqehen me mish të gjallë dhe kur janë përballur me tufa të deleve, nuk i kanë sulmuar. Para se t’i blejë ujqerit kryefamiljari Fadil Ismaili ka ndjekur trajnime se si duhet të sillet dhe t’i edukojë kafshët.

 “Fëmija me dashuri rritet ndryshe, edhe ujku me dashuri rritet ndryshe dhe bëhet një shok i vërtetë. Mirëpo, ne si njerëz duam që ata të na kuptojnë. Edhe duke e ditur se ne jemi më inteligjentë kërkojmë nga ujku të na kuptojë neve. Por jo, më lehtë e kemi që ne t’i kuptojmë ujqërit dhe sipas kërkesave të tyre të veprojmë”, thotë Ismaili për Anadolu Agency (AA) .

 Diçka e pazakontë tek këta ujqerit ishte edhe ulërima e tyre që nuk mungonte në çdo thirrje të ezanit. Ismaili thekson se nuk ndodh që mos të ulërijnë në kohën e thirrjes së ezanit, por nuk din arsyen se pse ndodh kjo. /noa.al