Transmetuar më 16-02-2017, 20:58

Shadot Hossain prej vitesh është diagnostikuar me neurofibromatosis, një sëmundje që i shkakton flluska të ngurta në trup. Burri nga Shajadpuri i Bangaldeshit, po bën një trajtim që të heqë një pjesë të tumoreve në sy për të mos humbur shikimin. Pamja e tij e frikshme, bën që të mos dalë jashtë derës së shtëpisë.  

 “Unë nuk mund të dal jashtë sepse fëmijët kanë frikë nga unë. Ata më quajnë ‘monstër. Unë nuk kam qenë gjithmonë kështu. Isha i pashëm në rini.  Tani Abdullah, djali im 12 vjeç nuk më flet. E kuptoj pse ndihet kështu. Nuk mund të bëj asgjë për të dhe familjen time,” – ka thënë babai i tre fëmijëve për Dailymail. Doktori që po e trajton rastin ka thënë se nuk ka parë asnjëherë një pacient me tumore kaq ekstreme. /noa.al