Transmetuar më 16-02-2017, 20:48

E tmerrshme! Një student në Angli vuri në rrezik jetën e shumë personave, pasi kishte prodhuar gabimisht një substancë të ngjashme me atë të përdorur nga terroristët në Francë. Ngjarja ka ndodhur në Universitetin e Bristolit, në kohën që studenti ishte duke kryer eksperimentin në seminari e kimisë.

Incidenti ndodhi në fillim të shkurtit, por vetëm tani është zbuluar në detaje,  dhe u raportua nga BBC, duke theksuar faktin që alarmi ka zgjatur pak minuta.  Për shmangien e tragjedisë u desh ndërhyrja e skuadrës së anti-eksplozivit, e cila bëri një shpërthim të kontrolluar dhe sigurt. Nuk ka pasur viktima apo pasoja të tjera. Gjithashtu, ndaj studentit nuk janë ngritur akuza sepse bëhej fjalë për një gabim./noa.al