Transmetuar më 16-02-2017, 18:07

Një i ri në Angli nga përdorimi i një xheli mbeti tullac dhe plagët iu përhapën në të gjithë skalpin. Lee Hardy, 24 vjeç, nisi që ta përdorte produktin që e kishte blerë vetëm 4 paund në muajin Janar dhe tha se pas kësaj, plagët nisën që t’i dilnin në kokë. Njëkohësisht,  të riut  i ranë flokët dhe detyrua që të qethej qeros.

Lee kontaktime  kompaninë që prodhoi xhelin dhe u zemërua më shumë kur ata i dhanë vetëm një kupon 20 paund  për dëmshpërblim. “Menjëherë pas përdorimit të produktit lëkura e kokës sime u tha. Kur pashë veten në pasqyrë, u trondita. Flokët nisën të më binin masivisht. Unë e kam përdorur produktin edhe herë të tjera, por nuk ka pasur probleme të këtij lloji. Në janar bleva një tjetër dhe këtu nisi gjithçka”, tregoi ai./noa.al