Transmetuar më 16-02-2017, 16:54

Keni dëshirë për gjëra të bukura dhe shoqëri të mirë sot ju të dashuruarit. Do t’ju mjaftonte prania e miqve dhe partnerit/es për të qenë rehat me veten. Beqarët do kenë takime interesante, por nuk do e ndjejnë ende veten gati për të bërë ndryshime. Në planin financiar nuk parashikohen probleme, keni mundësi edhe për të shpenzuar.

Dashi

Telashet nuk kanë të sosur gjatë ditës së sotme për ju të dashuruarit. Nuk është një ditë e mirë për të marrë vendime përfundimtare për të ardhmen tuaj. Beqarët me shumë gjasë do kenë dashuri me shikim të parë dhe jeta do ju ndryshojë. Financat do vijnë duke u përmirësuar ndjeshëm, mundësi edhe për të shpenzuar.

Demi

Dhe pse programet tuaja janë të tjera dita do të zhvillohet e gjitha rreth një situate të papritur që do të tensionojë komplet rrjedhën e saj. Beqarët do i harrojnë të gjitha problemet që kanë dhe do afrohen me një person të cilin do e njohin në takimet e rezervuara për ta. Kujdes me financat, nuk duhet të rrezikoni me shpenzimet.

Binjakët

Edhe pse eproret tuaj ju vlerësojnë, përsëri nuk ndjeheni të kompensuar nga ana materiale. Mbase është koha të kërkoni një rritje rroge. Beqarët do kenë takime interesante, por nuk do e ndjejnë ende veten gati për të bërë ndryshime. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë, tregohuni të kujdesshëm për çdo blerje.

Gaforrja

Sot ndjeheni shumë mirë përsa i përket aspektit të ndjenjave ju të dashuruarit. Marrëdhënia juaj në çift po ju zë gjithë kohën tuaj dhe mendimet. Beqarët do jenët të vendosur për të ndryshuar statusin dhe do bëjnë gjithçka deri sa të arrijnë qëllimin e tyre. Ditë jo e mirë për financat, do jenë të paqëndrueshme.

Luani

Sot mund të ndiheni të privilegjuar përsa i përket dashurisë ju që jeni në një marrëdhënie, partneri/ja ju ka rezervuar një surprizë. Beqarët do përqendrohen te familja dhe shoqëria nuk do e kenë mendjen te takimet. Financat do kenë përmirësime të vogla, gjithsesi duhet të jeni të matur me shpenzimet.

Virgjëresha

Jeni shumë të vendosur ti shkoni deri në fund një projekti personal ju të dashuruarit. Edhe pse nuk do të keni mbështetjen e partnerit/es, do t’ja dilni mbanë. Beqarët do preferojnë më mirë të qëndrojnë vetëm se sa të fillojnë lidhje jo të sigurta. Në planin financiar nuk parashikohen probleme, keni mundësi edhe për të shpenzuar.

Peshorja

Megjithëse energjia nuk ju mungon sot do ta ndjeni veten të plogësht. Do të kërkoni qetësinë dhe rehatinë e shtëpisë. Beqarët nuk duhet të qahen aspak sepse do të kalojnë një ditë të këndshme sot. Do të kenë plot takime mbresëlënëse. Në planin financiar do jeni të arsyeshëm dhe nuk do hasni probleme.

Akrepi

Sot jeni të përqendruar tek çështjet e zemrës ju të dashuruarit. Çdo gjë tjetër do të kalojë në plan të dytë për ju. Beqarët do tregohen mjaft sharmantë në takimet që do realizojnë dhe madje do e bëjnë për vete shumë lehtë personin që pëlqejnë. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Shigjetari

Keni dëshirë për gjëra të bukura dhe shoqëri të mirë sot ju të dashuruarit. Do t’ju mjaftonte prania e miqve dhe partnerit/es për të qenë rehat me veten. Beqarët do kenë një ditë të këndshme të mbushur me takime interesante që do i bëjnë të ndjehen mirë. Edhe në planin financiar do keni një ditë me fat.

Bricjapi

Sot jeni gati për të ikur kudo ku mund të shpëtoni nga streset e ditës. Do të kërkoni shoqerinë e partnerit/es dhe kjo do ju mjaftojë. Beqarët do njihen me personat e duhur në ambiente të ndryshme ku do dalin dhe me shumë mundësi e ardhmja e tyre do marrë një tjetër drejtim. Financat nuk janë të mira, bëni kujdes.

Ujori

Sot çdo gjë është fokusuar tek dashuria për ju. Ke menduar të bësh një udhëtim me partnerin/en dhe të harroni të tjerët për pak kohë. Për beqarët ka për të qenë një ditë me shumë fat, as vetë se kishin menduar se fati do ju rezervonte kaq takime interesante. Financat do mund të përmirësohen ngadalë- ngadalë, bëni durim.

Peshqit

Jeni të ndjeshëm dhe pak melankolikë sot ju të dashuruarit. Kujtime të vjetra ju sjellin nostalgji për vende të caktuara. Beqarët do kenë njohje me disa persona, por nuk do jenë të vendosur për të hedhur hapa të mëtejshëm. Financat do jenë të shkëlqyera, kjo ju jep mundësi të mira edhe për të kryer investime./b.l/noa.al/