Transmetuar më 16-02-2017, 16:32

Elseid Hysaj pati një mbrëmje të errët në disfatën e Napolit 3-1 kundër Realit të Madridit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare përballë yjeve të futbollit botëror vuajti presionin e Marselos, dhe Araonaldos në krah.

Kështu gjykon “Eurosport” në vlerësimet për secilin lojtar në fushë. Rrjeti gjigant sportiv i kontinentit i vë shqiptarit notën 5, ndër më të ulëtat e ndeshjes. Duke vazhduar me komentin analitik.

“Vuan pafundësisht praninë e Ronaldos (që gjithsesi ishte dobët), por mbi të gjitha sprintet ‘djallëzore’ të Marselos. U bë me dhimbje koke…”, shkruan Eurosport.

Ndërkohë, kundërshtari i Hysajt, mbrojtësi brazilian i Realit është vlerësuar me 6.5: “Disa luhatje ashtu siç ndodhin rëndom në fazën e tij mbrojtëse (rasti i Mertensit), por në sulm nuk mund të injorojmë punën e tij konstante për ti bërë presion dhe për të çmendur të gjorin Hysaj”.