Transmetuar më 16-02-2017, 15:46

Jroonsi Simanta gjithmonë kishte dashur të ketë një dasmë të madhe e veshur me fustan të bardhë, ashtu sikurse do kishte ëndërruar çdo vajzë tjetër.

Por për Jroonsi nga qyteti Yasothoni i Tajlandës, e cila vuante nga një sëmundje e rrallë e kockave frikësohej se do të mbetej pa martuar, pasi nuk mund të ecë për shkak të problemeve shëndetësore.

Megjithatë, siç shkruan “Telegrafi”, 37-vjeçarja pavarësisht gjithçkaje ka arritur të realizojë ëndrrën e saj, duke u martuar me një burrë që është 30 vite më i vjetër se ajo.

“Njerëzit më shikonin çuditshëm sepse u dukesha më ndryshe nga të tjerët”, ka deklaruar Jroonsi.

Por me kalimin e viteve ajo u dashurua me një burrë 30 vjet më të vjetër se ajo që quhet Bancha Sabuntham. Ai punonte si roje dhe nuk kishte rrogë të mirë, dasmën e ëndrrave të saj e mori përsipër një person i cili merrej me rregullimin e nuseve, duke i mundësuar asaj tualetin, stilimin e flokëve dhe fustanet.