Transmetuar më 16-02-2017, 11:19

Ndodh edhe kjo, merret peng i vdekuri pasi familja nuk mundi të paguante borxhin veshjen e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ganë, ndërsa në videon të cilën e gjeni të postuar më poshtë shihen pamjet kur dy persona punonjës të një morgu, shfaqen me kufomën në krahë.

Siç raporton “The Sun”, gjithçka ka ndodhur pasi familjarët e të ndjerit nuk i kishin paguar atyre 31 euro për veshjen e tij.

Pasi nuk kanë marrë shumën për shërbimin që ata kanë kryer, punonjësit e morgut kanë hapur arkivolin dhe kanë marrë nga aty kufomën, të cilin e kthyen vetëm pasi disa prej të pranishmëve në varrim paguan shumën e kërkuar.

Pamjet ku shihen dy personat teksa marrin nga arkivoli një person të pajetë kanë bërë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale./b.l/noa.al/