Transmetuar më 15-02-2017, 20:35

Një ceremoni e veçantë, një event unik, një moment magjik për 50 çifte – Ceremonia më e madhe e dasmave  organizuar ndonjëherë në Shqipëri u zhvillua në ditën e Shën Valentinit në Qendrën tregtare TEG.

Në harkun kohor të 10 ditëve të gjithë të dashuruarit patën mundësinë të aplikonin në teg.al për të marrë pjesë në Ceremoninë e 14 Shkurtit.

TEG, Qendra më e madhe në vend mikpriti çiftet të cilët aplikuan dhe vendosën që të kurorëzonin dashurinë e tyre në prani të mijëra vizitorëve, në ambientin e përgatitur enkas nga Ami Event.

Nga ata që janë njohur disa muaj më parë e deri tek çiftet që kanë vite të dashuruar, Qendra u popullua me nuse të përgatitura me aq finesë nga Ami Event, ndërkohë për detajet e meshkujve mendoi Pierre Cardin.

Në Këndin e dedikuar për ta bërë më të ëmbël këtë ditë, Spar ofroi për pjesëmarrësit spumante dhe ëmbëlsira.

Vetë kryebashkiaku z. Erion Veliaj ishte pjesë e këtij organizimi, në të cilin u celebruan shumë të dashuruar. Për të gjithë çiftet pjesëmarrëse në ditën më të shënuar të jetës së tyre do të dhurohen foto si kujtim.

TEG është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Për më shumë informacion vizitoni teg.al, facebook TEG dhe instagram teg_tiranaeastgate