Transmetuar më 16-02-2017, 11:08

Kjo mund të quhet një dashuri e vërtetë, kur partneri/ja bën gjithçka për lumturinë e njeriut që ka përkrah. E tillë është edhe historia e Du dhe Zhou të cilët u martuan në vitin 1959, por vetëm pesë muaj pas martesës së tyre gruaja e re u paralizua nga një sëmundje misterioze, në moshën 20 vjeçare.

Në atë kohë Du ishte duke punuar në një minierë afër qytetit dhe e mori vesh për atë që i kishte ndodhur gruas së tij vetëm pasi familja i shkruajti letër. Pasi lexoi letrën, ai menjëherë u kthye ne shtëpi. Sëmundja e Zhou ia humbi tërë ndjesinë në trupin e saj.

Ajo as nuk mundi të kapë objekte me duart e saja. Asnjë doktor nuk gjeti arsye dhe shpjegim për sëmundjen. Pastaj u kuptua edhe se Zhou nuk mund të lindte fëmijë për shkak të kësaj sëmundjeje.

Miqtë e i thanë Du-së që të hiqte dorë nga kjo martesë dhe ta fillonte një jetë të re, por ky njeri i dashuruar refuzoi dhe i tha gruas së tij “ Mos u brengos, unë do kujdesem për ty përgjithmonë” dhe e mbajti fjalën.

Du e la punën e tij dhe ia dedikoi çdo sekondë të jetës gruas së tij. Ai lau, gatoi dhe e dërgoi Zhou-në nëpër mjekë të ndryshëm. Ky burrë, asnjëherë nuk hoqi dorë dhe nuk u pendua nga vendimi që mori. Për gati 6 dekada me radhë ai u kujdes për gruan.