Transmetuar më 15-02-2017, 18:47

Një nënë e re e solli fëmijën e saj në jetë teksa ndodhej në koma. 24 – vjeçares Danielle Johnson i erdhën dhimbjet e lindjes 5 javë më herët, pasi u sëmur nga pneumonia. Kjo i detyroi mjekët që ta vendosnin atë në koma, në mënyrë që t’i shpëtonin të dyve jetën.

I vogli Lucas lindi i shëndetshëm, por kur mjekët tentuan të sillnin në jetë nënën e dij, trupi i Danielle nuk u përgjigj dhe ajo mbeti në koma edhe për 20 ditë të tjera. Kur u zgjua, e reja mendoi se kishin kaluar vetëm pak orë dhe ishte e bindur që e kishte humbur beben.

Nëna e dy fëmijëve, ishte kaq e bindur për këtë sa sulmoi të vëllain.  Duke folur për herë të parë, Danielle nga Manchester tha: -“Kisha halucinacione dhe mendoja se të gjitha infermieret ishin të tmerrshme dhe po përpiqeshin të më vrisnin. Besoja se djali kishte vdekur”.

Ajo rrëfen se edhe kur e takoi të birin për herë të parë iu desh kohë që të mësohej me faktin, pasi kishte imagjinuar se kur ta merrte në krahë, ai do të ishte i porsalindur dhe jo tre javësh./ noa.al