Transmetuar më 15-02-2017, 15:01

Shkencëtarët për herë të parë kanë zbuluar fytyrën e shenjtit që mbron të dashuruarit dhe që ka jetuar rreth 1700 vjet më parë.

Ekspertët në Brazil shprehen se Shën Valentini duket si fotografitë e postuara. Pasi studiuan kafkën e shenjtit, shkencëtarët arritën që të ndërtonin pamjen e tij në 3D.

Eshtrat e trupit dhe fytyrës u skicuan falë disenjatorit më të mirë në vend, Cicero Moraes. Zbulimi u bë një ditë para se miliona njerëz në të gjithë botën të festojnë ditën e të dashuruarve që mban emrin e tij.