Transmetuar më 15-02-2017, 14:06

Vijon plot mister lajmi i helmimit të gjysmë vëllait të diktaorit Kim Kong nga dy gra. Mediat italiane raportojnë se dy gratë e dyshuara se helmuan Kim Jong-Nam, vëllanë e madh të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, janë gjetur të vdekura.

Lajmi është raportuar nga korrespondenti i agjencisë amerikane të lajmeve ABC në Seul. Ndërkohë mediat japoneze, që citojnë burime në qeverinë japoneze, thonë se dyshohet se dy agjentet mund të jenë vrarë nga një agjent tjetër sekret.

Kim Jong-nam, i cili u vra të hënën në mëngjes, po priste të merrte avionin në aeroportin e Kuala Lumpur, në Malajzi, kur u sulmua me gjilpëra nga dy gra agjente sekrete të Phenianit.

Sipas shefit të inteligjencës së Seulit, Lee Byung-ho, në vitin 2012, Koreja e Veriut kishte urdhëruar ta vriste. Dhe në prill të të njëjtit vit, “Kim Jon-nam dërgoi një letër”, ku kërkonte “t’i kurssehej jeta atij dhe familjes”.

Sipas Seulit, vëllaii i diktatorit të Veriut, shtonte në letër se “nuk dimë ku të ikim, e vetmja rrugë është vetëvrasja”. Ish-gruaja dhe ajo aktuale e viktimës, jetojnë me gjithë 3 fëmijët mes Pekinit dhe Macaos dhe janë “nën mbrojtjen e autoriteeteve kineze”.

Më herët, teksa u raportua per publikimin e videos se vrasjes se Kim Jon nam, policia në Malajzi theksoi se është duke shqyrtuar pamjet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kuala Lumpur në përpjekje për të përcaktuar se çfarë ndodhi gjatë sulmit mbi Kim Jong-nam.