Transmetuar më 15-02-2017, 12:13

Jeni një nga ata njerëz që mendojnë se pudra e bebeve është vetëm për foshnjat dhe këmbët e djersitura? Kur të mësoni më poshtë të gjitha përdorimet e këtij produkti, do të kuptoni se sa shumë keni humbur. 

Është e vërtetë që pudra e bebes njihet për benefitet e saj të larta për lëkurën e bebes, por ajo mund të përdoret edhe nga të rriturit për qëllime të ndryshme, të cilat po i listojmë më poshtë.

1. U shton volum qerpikëve 

Përpara se të lyeni qerpikët me rimel lyejini me pudër. Kjo do u japi qerpikëve volum.

2. Përdoreni si shampo të thatë

Përdoreni këtë truk kur flokët tuaj janë me vaj dhe të yndyrshëm dhe nuk keni kohë për një dush. Pluhurosni flokët me pudër, masazhoni lehtë skalpin e më pas krihini me krehër. Flokët nuk do të jenë më të vajosura.

3. Heq yndyrën nga rrobat tuaja

Për të hequr njollat e yndyrës, hidhni pak pudër dhe ushtroni presion derisa njolla të thahet.

4. Rifreskoni çarçafët duhet i pudrosur

Kjo do u japë një aromë të këndshme dhe freskinë e munguar.

5. Përpara se të depiloheni pudrosni lëkurës

Kjo e bën procesin e depilimit më pak të dhimbshëm dhe e lë lëkurën tuaj të butë dhe shumë më pak të irrituar.

6. Largon erën e keqe

Nëse ju mbajnë erë këmbët, apo sqetullat, spërkatini ato me pudër bebeje pasi largon lagështinë dhe djersitjen. Në këtë mënyrë ju do të shmangni erën e keqe.