Transmetuar më 15-02-2017, 10:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë rurale të Brazilit të njohur si Itapua de Oste, në perëndim të vendit. Një adoleshent humbi jetën pasi u shty nga një urë dhe përfundoi në lumë.

Daniel Faustino Pinto Filho, 18 vjeç po provonte me miqtë e tij se kush mund të ruante ekuilibrin në majë të urës. Fillimisht janë tre të rinj që qëndrojnë në majë, por më pas dy prej tyre zbresin duke lënë vetëm Daniel.

Njeri prej tyre, që thuhet se është një vajzë 21 vjeçare shfaqet teksa tenton të arrijë Daniel dhe e prek në gju. Ai ngre duart në ajër dhe më pas humbet ekuilibrin, duke rënë në ujë.

Siç raporton e përditshmja "The Sun" trupi i tij u gjet 14 orë më vonë. Dëshmitarë thanë se adoleshenti nuk dinte not dhe ishte mbytur.