Transmetuar më 14-02-2017, 16:57

Edhe pse ju jeni shumë impulsivë partneri/ja do të dijë të menaxhojë situatën. Me qetësinë e vet do t’ju lërë të kuptoni që ai/ajo ka të drejtë. Beqarët do vazhdojnë udhëtimin e tyre vetëm edhe për pak kohë, fati nuk do jetë në anën e tyre përsa i përket dashurisë. Financat do jenë të paqëndrueshme, bëni kujdes.

Dashi

Sot angazhimet e punës nuk janë në koherencë me angazhimet dashurore. Do të keni një pështjellim ndjenjash që nuk e kuptoni ju të dashuruarit. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria do tërhiqen nga një person që do takojnë dhe do fillojnë të bëjnë plane për të ardhmen. Financat do përballen me vështirësi.

Demi

Kaq shumë alegri sa do t’ju sjellë mbrëmja e sotme ju të dashuruarve, as ju vete nuk do ta përballoni dot. Dëshironi vetëm rehatinë e shtëpisë. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund nuk do jenë ende të vendosur tani për tani për të marrë vendime. Në planin financiar tregohuni të matur me shpenzimet.

Binjakët

Sot po ecni në drejtime të ndryshme me partnerin/en. Do të keni debate të ndezura gjatë paradites, por do të qetësoheni në mbrëmje. Beqarët do vazhdojnë udhëtimin e tyre vetëm edhe për pak kohë, fati nuk do jetë në anën e tyre përsa i përket dashurisë. Financat do jenë të ekuilibruara, do keni gjithçka nën kontroll.

Gaforrja

Sot jeni të rrethuar nga karaktere të forta që do të marrin vendime edhe për ju. Në disa momente do t’ju pëlqejë kjo gjë. Beqarët do realizojnë takime interesante, nëse do duan të bëjnë ndryshime gjithçka do varet nga vetë ata. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi tregoni kujdes me shpenzimet.

Luani

Keni frikë të merrni përsipër një projekt të caktuar sot që lidhet me të ardhmen tuaj në çift. Mendoni se nuk do të arrini dot ta realizoni siç duhet. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri, prandaj sot nuk priten ndryshime të mëdha në jetën e tyre. Financat do arrini ti mbani nën kontroll, nuk do keni probleme.

Virgjëresha

Intuita nuk do t’ju ndihmojë sot të bëni zgjedhjen e duhur përsa i përket lidhjes suaj në çift. Pasojat e një veprimi do t’ju faturohen vetëm juve. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme sot, gjithsesi vetminë nuk do e  ndjejnë falë shoqërisë së miqve të tyre. Financat do jenë të paqëndrueshme, bëni kujdes.

Peshorja

Edhe pse do të bëni kritika të drejta në disa raste sot do të tregoheni paragjykues. Një situatë e caktuar ju ka larguar edhe nga njeriu juaj i zemrës. Beqarët nuk do e ndjejnë ende veten gati për të bërë ndryshime të statusit, prandaj do refuzojnë edhe ftesat për takime. Financat do jenë të mira.

Akrepi

Sot nuk keni nevojë të flisni sepse me një shikim do e shprehni qartë atë që mendoni. Disa kolegë duhet të ruhen nga ju. Beqarët edhe pse do kenë një ditë të mbushur me takime, do preferojnë të mos marrin vendime të nxituara, por të presin edhe pak kohë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Shigjetari

Nuk po kuptoheni me familjaret tuaj sot dhe do të bëni zgjedhje të gabuara përsa i përket arredimit dhe blerjeve të reja. Beqarët do kenë mundësi të mira për të ndryshuar statusin, por duhet të tregohen më të hapur në takime. Financat do të jenë të mira, nuk do të keni asnjë problem në buxhetin tuaj.

Bricjapi

Edhe pse ju jeni shumë impulsivë partneri/ja do të dijë të menaxhojë situatën. Me qetësinë e vet do t’ju lërë të kuptoni që ai/ajo ka të drejtë. Beqarët me shumë mundësi mund të takojnë sot personin që kanë pritur prej kohësh dhe pa e kuptuar do e gjejnë veten në një lidhje. Financat do jenë të qëndrueshme.

Ujori

Keni shumë kohë që nuk po bëni një udhëtim me njeriun e zemrës dhe kjo ju ka rritur edhe stresin ditor. Për tipa të lirë si ju udhëtimet janë një ilaç i sigurt. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria, një person që do takojnë do i bëjë që t’ju rrahë zemra fort. Në planin financiar do përballeni me disa probleme serioze.

Peshqit

Jeni shumë ëndërrimtar por kjo gjë ju penalizon në punën tuaj. Kolegët do e shfrytëzojnë për të dalë më në pah vetë. Beqarët do preferojnë ta kalojnë kohën në shoqëri të miqve të tyre, pasi ndjehen mirë me statusin që kanë. Në planin financiar gjërat nuk do jenë fare mirë, do ju duhet punë për t’i ekuilibruar të ardhurat./b.l/noa.al/