Transmetuar më 14-02-2017, 16:44

Flokët janë një pjesë e rëndësishme në estetikën e njeriut dhe rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt.

Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të trasmetueshme nga të dy prindërit.

Është i kotë riti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij.

Gjithashtu edhe stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore.

Por ka një shpresë edhe për ata që po u bien flokët. Studimet kanë treguar se dieta ushqimore luan një rol kyç në parandalimin e rënies së flokëve. Prandaj, mbushni pjatën me ushqimet e mëposhtme, të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese të vërtetuara shkencërisht se mund të rrisin flokët.

Spinaqi Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në absorbimin e hekurit. Konsumoni sallatë me spinaq, vezë të zier mirë ose kërpudha (të dyja janë të pasura me vitaminë D) për të parandaluar rënien e flokëve.

Vajrat

Vajrat e rozmarinës, kokosit, farave të kungullit të gjitha veprojnë si nektar për skalpin. Gjatë një studimi, hulumtuesit shkencorë u dhanë meshkujve që vuanin nga rënia e flokëve 400 mg vaj të farave të kungullit në ditë ose një ilaç tjetër me zero efekte anësore për 24 javë. Ata që morën vaj të farave të diellit përjetuan një rritje të flokëve me 40%. Kur përdoren si produkt para ose pas larjes së flokëve, vaji i kokosit parandalon rënien e flokëve, ndërsa vaji i rozmarinës ndihmon në rritjen e tyre.

Mjalti

Kur përdoret si trajtim për flokët, mjalti mund të përmirësojë dukjen e flokëve të hollë. Gjatë një studimi të kryer tek disa pacientë që vuanin nga dermatiti seborrheic (një sëmundje inflamatore e lëkurës që shoqërohet me skuqje, kruajtje, në lëkurën e fytyrës e të kokës dhe rënie të flokëve), ata që aplikuan një solucion me 90% mjaltë dhe 10% ujë në skalpin e tyre çdo ditë për 4 javë raportuan për ndalim të rënies së flokëve në fund të studim.