Transmetuar më 14-02-2017, 16:19

Shumica prej jush mund ta quajnë edhe një njeri të çmendur për shkak të asaj që ky burrë arrin të bëjë me kokën e tij.

“Kokë çekiç” është nofka e John Ferrer, për shkak të aftësisë së tij që ka treguar në një shfaqje në televizionin italian.

Ky njeri nga Boastoni theu rekordin botëror në librin Giness, kur me kokë nguli 38 gozhda në një dërrasë për më pak se dy minuta.

Për të arritur këtë, duke mos i ndodhur asgjë, John duhet të falënderojë Nënën Natyrë për shkak se kafka e tij është e trashë 16 milimetra, ndërsa tek njerëzit e tjerë trashësia është rreth shtatë milimetra.