Transmetuar më 14-02-2017, 16:06

Një burrë para vdekjes i kishte shkruar gruas së tij në mesazh prekës dashurie që ka përlotur mijëra njerëz në mbarë botën. Becca, kishte humbur burrin e saj në shkurt të këtij viti, por ajo disa ditë më parë kishte gjetur një mesazh dashurie dhe mjaft prekës të shkruar nga ai.

Në mesazhin që burri i kishte lënë bashkëshortes shkruante se ditët e kaluara pranë saj ishin ato më të mirat të jetës së tij, ndërsa i shprehte vazhdimisht se e donte shumë.

“Të dua Becca. Çfarëdo dite të jetë sot, shpresoj të jetë një ditë e mirë. Zoti i’u përgjigj lutjeve të mia kur bëri që ne të dy të takoheshim. E di që këto janë ditët e mia më të mira dhe jam i lumtur që ti je pjesë e tyre.

Nuk jam i sigurt nëse ti do ta lexosh ndonjëherë këtë, por duhet të dish se të dua shumë. Nëse ka diçka të mirë në këtë jetë, ajo është të jesh siç je ti me mua. Nëse mund ta bëj këtë, unë do të jem njeriu më i lumtur në këtë botë. Të dua shumë gruaja ime e bukur”, thuhet në mesazh.

Rreth 900 mijë shpërndarje në rrjetet sociale ka marrë fotografia me të cilën gruaja ka zbuluar mesazhin prekës të burrit të saj.