Projekti i shumë debatuar i Velierës që ka nisur të ndërtohet në qytetin e Durrësit, është diskutuar edhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e thirrur për të raportuar në komision, tha se të gjitha punimet e zhvilluara për këtë projekt janë kryer në prani të arkeologëve.
Ajo tha se garanton që muri bizantin i zbuluar nuk është betonizuar siç shprehen ambientalistët, por vetëm është hedhur akull për ta ruajtur.
“Është pjesë e procedurës normale për të mbrojtur murin”, – tha ministrja Kumbaro.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se edhe pse bashkisë i është vendosur një gjobë për shkak të mungesës së lejes mjedisore, në fakt institucioni që ai drejton e disponon atë.
Ambientalistët janë shprehur se punimet nuk janë ndërprerë edhe pse ligji parashikon ndalimin e tyre në rastin e evidentimit të objekteve me vlere arkeologjike.
Ndërsa arkeologu Eduard Shehaj pretendon të kundërtën.
Kryebashkiaku Vangjush Dako është shprehur se projekti do të devijohet nëse specialistët vendosin se objekti i zbuluar do të ruhet për shkak të vlerave arkeologjike që ka.