Transmetuar më 13-02-2017, 21:15

Dhjetëra avionë amerikanë të llojit “Chinook”, helikopterë “Apache" dhe  “Black Hawk” kanë zbarkuar në qytetin portual gjerman të Bremerhavenit, si një përpjekje e rritjes së pranisë luftarake të NATO-s në Evropën Lindore, për t’iu kundërvënë “kërcënimit të mundshëm rus”, raporton “Russia Today”.

Në mesin e pajisjeve luftarake të Uashingtonit përfshihen 49 helikopterë dhe disa kamionë nga Brigada e Aviacionit “US 10th Combat Aviation Brigade”.

Shumica e pajisjeve do të transportohen në bazën e NATO-s në qytetin gjerman të Illesheim, ndërsa pjesë të tjera të pajisjeve ushtarake do të dërgohen në vende të tjera si Lituania dhe Rumania.

Gjenerali i Përgjithshëm, Duane Gamble tha se qëllimi i misionit është që “të trajnohemi së bashku me aleatët e NATO-s për të forcuar së bashku aleancën”. /noa.al