Transmetuar më 13-02-2017, 20:17

Një gjykatë në Islamabad të Pakistanit e ka ndaluar festimin e ditës së Shën Valentinit në të gjitha vendet publike në këtë shtet.

“Gjykata e Lartë e Islamabadit (IHC), po ashtu ka urdhëruar që mediet lokale të mos publikojnë asgjë që ndërlidhet me këtë ditë”, tha në gjykatë Abdul Ëaheed, përfaqësuesi i qeverisë.

Ky person ka kërkuar që gjykata të marr vendim kundër promovimit të ditës së Shën Valentinit, pasi ai beson se mediet e shkruara dhe ato elektronike e paraqesin këtë datë sikur të ishte pjesë e kulturës lokale. Majid Bhatti, jurist në këtë gjykatë, ka konfirmuar se urdhri vlen për gjithë Pakistanin.

Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, vitin e kaluar kishte kërkuar që njerëzit të mos e shënonin Ditën e Shën Valentinit, duke thënë se nuk paraqet traditë myslimane, por është pjesë e traditës perëndimore. “Dita e Shën Valentinit nuk ka lidhje me kulturën tonë dhe do të duhej t’i shmangemi”, pat thënë ai. /noa.al