Transmetuar më 13-02-2017, 17:45

Sergio Ramos nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që një ditë të ndërrojë numrin e fanellës, nga 4 në 93-të.

Mbrojtësi spanjoll ka festuar paraqitjen e 500 me Real Madridin, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në Facebook.

Spanjolli që në fanellën e tij te Real Madridi mban numrin 4, ka deklaruar se në të ardhmen mund ta ndërrojë këtë numër me numrin 93.

Numri 93 personifikon golat që Ramos ka shënuar në kohën shtesë të ndeshjes, e që janë në numër të madh.

“Numri 4 më ka sjell fat, me ka personifikuar mua te Real Madridi, por nuk mund të them se nuk e kam menduar ndryshimin me numrin 93”, ka deklaruar Ramos.