Transmetuar më 13-02-2017, 16:00

Vetëm pak ditë pas rastit tragjik në Vlorë, kur një vajzë 5- vjeçare gjeti vdekjen pas rënies nga ballkoni i katit të 12-të të shtëpisë së saj, publikohet një tjetër rast i frikshëm por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Një video me pamje të rënda është publikuar nga “Joq”. Siç shihet edhe nga pamjet, një fëmijë vetëm 3 vjeç, ndërsa luante me moshatarin e tij është varë në ballkonin e katit të tretë të shtëpisë.

Raportuesi në vendngjarje i cila ka xhiruar edhe pamjet që thuhet se janë filmuar në Babrru, tha se pranë tij nuk ndodhej asnjë nga prindërit.

“Kjo mund të përfundonte në tragjedi, por falë Zotit fëmija shpëtoi. Më ra të fikët kur e pashë. E tmerrshme ku ka arritur kujdesi prindëror.”