Transmetuar më 13-02-2017, 14:48

Elseid Hysaj ka lënë në mes seancën e djeshme stërvitore, çka ka bërë që te Napoli të shqetësohen para ndeshjes me Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve.

Shkodrani kërkon të mos e humbë për asnjë arsye këtë ndeshje, por ajo goditje e marrë në kyçin e këmbës së djathtë e ka vënë në dyshim praninë e tij.

Trajneri Sarri dhe stafi mjekësor do të shohin me vëmendje gjendjen e mbrojtësit të Kombëtares në seancën e sotme stërvitore, e cila do të jetë vendimtare për të.