Transmetuar më 13-02-2017, 13:59

Një ortek dëbore ka goditur një resort turistik për ski, në alpet  franceze të Tignes. Të paktën katër persona janë vrarë sipas raporteve të medias lokale.

Dy helikopterë janë në vend, së bashku me policinë dhe ekipet e shpëtimit malor, shkruan “The Telegraph”. Nëntë persona u përfshinë nga orteku, i cili goditi një pistë skish.

Punonjësit e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin një të mbijetuar pasi u “varros” nga dëbora, i cili përshkruhet se është në gjendje kritike për jetën. Numri i viktimave, për fat të keq pritet të rritet.

Dy persona janë nxjerrë të gjallë deri më tani, ndërsa 3 persona rezultojnë të zhdukur, sipas burimeve nga vendngjarja.

Orteku që ra prej një lartësie 400 metrash ka ndodhur në resortin e ndodhur në 2.100 metra nga niveli i detit, në një seksion jashtë pistës së skive në Tignes, një vend turistik pranë kufirit me Italinë e që preferohet shumë nga turistët britanikë.