Transmetuar më 13-02-2017, 12:15

I fshehur mes degëve të pemëve, ai afrohet pranë xhamit të dritares, vetëm për të ngrënë tre kotele të vogla.

Ky është momenti tmerrues kur një kobra i bie me kokë xhamit të një dritareje duke u përpjekur të futet brenda në dhomë, ndërsa kotelet qëndrojnë pa lëvizur kur shohin gjarprin të lëvizë në atë mënyrë.

Kobra me helmin vdekjeprurës zvarritet në një degë peme dhe shikon 3 kotelet që mbrohen nga xhami i mbyllur i dritares.

Ngjarja merr një kthesë dramatike kur një burrë shfaqet pas gjarprit dhe e godet atë fort me një shkop të fortë

Videoja i është dorëzuar autoriteteve të Kilanas, Brunel për tu përdorur si paralajmërim që askush të mos i lërë dritaret hapur për të parandaluar rrezikun që vjen nga zvarranikët.