Transmetuar më 12-02-2017, 21:44

Infarkti i miokardit, i quajtur ndryshe edhe atak kardiak, mund të jetë fatal. Ndodh më së shumti kur njerëzit i ngatërrojnë shenjat e tij me sëmundje më pak të rënda, si: mostretja, marrje mendsh apo lodhje e pashpjegueshme dhe për këtë arsye vonojnë vajtjen në spital.

Për të ulur vdekshmërinë e këtyre rasteve është thelbësore që pacienti apo të afërmit të njohin sa më mirë shenjat që paraprijnë një infarkt, në mënyrë që ta parandalojnë dhe ta mbajnë nën kontroll atë.

Këto pesë sinjale mund të jenë këmbana alarmi për një infarkt të pashmangshëm..

1. Frymëmarrje e pakët 

Pakësimi i fluksit të gjakut përfshin edhe mushkëritë, duke shkaktuar frymëmarrje të vështirësuar. Shpesh mund të shoqërohet edhe me dhimbje të kraharorit.

2. Lodhje 

Ndjesia e vazhdueshme e lodhjes dhe mundimit, që nuk ju lejon të bëni aktivitetet e zakonshme, mund të fshehë një pamjaftueshmëri kardiake.

3. Marrje mendsh dhe djersitje 

Ataket kardiake provokojnë marrje mendsh ose humbje të vetëdijes. Mund të krijojnë anomali të rrezikshme, si për shembull aritmi. Shfaqja e papritur e djersëve të ftohta, me shumë gjasa është shenjë e një ataku në zemër.

4. Probleme me tretjen 

Dhimbjet e stomakut dhe fryrja e barkut që lidhen me pamundësinë kardiake, mund të krijojnë probleme me tretjen.

5. Rrahje zemre të parregullta 

Rrahjet e parregullta të zemrës, të cilat shpesh shoqërohen me shqetësime si: marrje mendsh, mungesë frymëmarrjeje apo debulese, mund të jenë lajmërim se do të kaloni një infarkt.