Transmetuar më 12-02-2017, 20:29

Arlind Ajetin duket se po e ndjek nga pas fati i keq. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti si titullar në sfidën Torino- Pescara, e fituar nga skuadra e tij 5-3.

Falque shënoi golin e parë për Torinon në minutën e dytë, ndërsa Ajeti shënoi i dyti në ndeshje shtatë minuta më vonë. Andrea Belotti me dy gola të tjerë dhe një i Ljajiqit çuan epërsinë e Torinos në 5 me 0.

Megjithatë, Pescara u kthye në fund të lojës me tre gola, i pari nga të cilët ishte autogol i Ajetit. Pas këtij autogoli Benali shënoi dy herë të tjera për rezultatin përfundimtar.

Ajeti është vlerësuar në ndeshjen e sotme për dëshirën e treguar për të vënë veten në pozicion të rëndësishëm në ekip, por tersi e ndoqi edhe këtë herë. Fatmirësisht kjo nuk ndikoi në fitoren e skuadrës së tij. Torino është e nënta në tabelën e Series A me 35 pikë pas 24 ndeshjeve./b.l/noa.al/