Transmetuar më 12-02-2017, 19:46

Të gjithë përjetojmë ankth në momente të caktuara të jetës, sidomos në çaste kritike, si rrugës për një intervistë pune, përpara provimeve apo kur do takojmë një person të ri.

Ankthi është pjesë e jetës tonë dhe funksioni i tij mund të krahasohet me atë të tensionit të gjakut, ne na duhet një nivel i caktuar i tij që të jetojmë, por nëse ky nivel ngrihet shumë atëherë mund të na dëmtojë.

Pra, një nivel i caktuar ankthi është i dobishëm sepse na shtyn që të veprojmë, të marrim vendime dhe të zgjidhim problemet tona. Por, në rastin kur ankthi bëhet pjesë e pandashme e jetës tonë atëherë ai kthehet vetë në një problem. 

Disa e vuajnë më shumë, ndërsa disa të tjerë më pak. Por ekziston një mënyre efektive për ta mundur atë, e cila  është zbuluar nga dy psikologë në Universitetin Britanik të Columbias.

Subjekte më të prekura janë persona meditues dhe si pasojë ankthi kalon menjëherë tek ata. U zbulua që njerëzit që i ndihmonin më shumë të tjerët, kishin më pak ankth se sa ata që kishin vështirësi në vendosjen e marrëdhënies ndërsociale.

Kështu që ndihmojini të tjerët, sa herë që ata kanë nevojë, sepse kjo do të ishte edhe në të mirën tuaj./b.l/noa.al/