Transmetuar më 12-02-2017, 16:55

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 13 shkurt 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kontradiktat tuaja nuk do të gëlltiten më nga partneri. Mos e teproni, mund të dëmtoni seriozisht raportin tuaj. Tregohuni të sinqertë për gjithçka. Ata që janë vetëm do jenë të tensionuar dhe të pakënaqur, madje mund të përjetojnë edhe ndonjë zhgënjim. Mos u besoni personave të gabuar. Në punë parashikohen debate me kolegët, ndaj bëni kujdes në mënyrën si argumentoni. Shmangni zënkat, nëse doni një ambient të qetë.

Demi

Ulje- ngritjet në dashuri, do i’u prishin humorin. Mund të keni ndonjë zënkë me partnerin, ndaj mundohuni të tregoheni të durueshëm. Ata që janë vetëm, mund të sqarojnë një çështje që qëndron pezull prej kohësh. Në mbrëmje priten takime interesante. Sa i takon punës, tregohuni më energjik dhe të bindur me atë që bëni. Një situatë mund të kthehet në favorin tuaj, ndaj mos i neglizhoni mundësitë që do ju ofrohen.

Binjakët

Një lidhje dashurie po noton në ujëra të turbullta, situata nuk paraqitet e mirë. Hidhini sytë diku tjetër, nëse jeni të bindur se ajo histori është mbyllur përgjithmonë. Mundësi të mira paraqiten për ata që janë vetëm. Në punë, një kolegu juaj mund t’iu bezdisë. Bëni mirë t’i përgjigjeni me diplomaci, pa e tepruar.

Gaforrja

Dyshime të reja shfaqen në zemrën tuaj, si të veproni për t’i zgjidhur? E thjeshtë, duke e pyetur partnerin hapur se çfarë ndjen për ju. “Armatosuni” me kurajo dhe veproni. Për ata që janë vetëm, e diela do të jetë e mbushur me lëvizje dhe udhëtime. Në punë, do të jeni të angazhuar në njëmijë gjëra dhe do të ndiheni të tensionuar. Mundohuni që t’i mundësoni vetes një pushim.

Luani

Do të keni mundësi të mira për të jetuar momente të kënaqshme me partnerin. Nëse ju mundon ndonjë dyshim, bëni kujdes të mos e diskutoni me njerëz që nuk e meritojnë besimin tuaj. Ata që janë vetëm, duhet të lëvizin për të mos humbur mundësitë, ose për të rikuperuar ato që kanë neglizhuar. Në punë, bëni projekte për aq sa mundeni, evitoni maninë për t’i zmadhuar.

Virgjëresha

Do vijoni të jeni të ftohtë me partnerin. Ndonjë gënjeshtër në dashuri, nuk do e minojë lidhjen. Për ata që janë vetëm, është moment vendimtar për të bërë për vete personin që keni interes. Në punë parashikohen tensione, qartësojini gjërat për të mos thelluar problemet.

Peshorja

Këshillohet që të jeni të ndershëm dhe të çliroheni nga situata që mund t’iu vendosin në vështirësi. Do merrni lajme të këndshme nga një person që është larg. Ata që janë vetëm, mund të pranojnë propozimin e një personi që u është vardisur. Në punë priten ndryshime, ku paraqiten alternativa të mira.

Akrepi

Humori juaj do jetë i mirë, ndonëse nuk mund të thuhet se jeni të qetë. Ndonjë thashetheme mund të cenojë një raport serioz. Është ditë ideale për ata që janë vetëm dhe që mund të bëjnë njohje të reja. Në punë, mundohuni të pranoni kritikat, edhe nga ato më të ashprat, nëse janë konstruktive.

Shigjetari

Nëse mendoni ende për një person të së shkuarës, por jeni në një lidhje tjetër, do e gjeni veten mes dy zjarreve. Mos u përfshini në aventura që nuk zgjasin shumë. Për ata që janë vetëm, pritet të ketë zhvillime të reja, pse jo dhe udhëtime. Në punë, do të jeni të stresuar, madje mund të rrezikoni seriozisht një projekt tuajin.

Bricjapi

Intensiteti me partnerin do të jetë në maksimum. Mund të përjetoni emocione të cilat i kishit harruar. Ata që janë vetëm, mund të kenë një rikthim dëshire për ish- partnerin, veç kujdes që të mos gaboni. Në punë, mbylleni njërin sy për të mos e përkeqësuar situatën.

Ujori

Do ndiheni pak melankolik dhe lodhja nuk do ju lejojë të plotësoni kërkesat e partnerit. Fatmirësisht lidhja e fortë do dominojë dhe do i kaloni lehtësisht këto pengesa. Ata që janë vetëm, do kenë mundësi për njohje të reja. Në punë do arrini të zgjidhni një problem që e keni neglizhuar prej kohësh. Përqendrohuni në prioritetet tuaja, në mënyrë që të mos hasni vështirësi gjatë rrugës.

Peshqit

Raporti në çift do jetë i mbushur me ulje- ngritje, ndaj bëni mirë të shpresoni që ta kaloni këtë fazë. Ata që janë vetëm, bëjnë mirë të tregohen më të rezervuar, në mënyrë që të mos gabojnë. Në punë parashikohet mërzi. Vetëm gjatë pasdites situata do të shkojë drejt përmirësimit./a.y/noa.al